Diten e sotme opinioni sportiv shqiptar ka marre nje lajm aspak te mire. Eshte ndare nga jeta ne moshen 71 vjeçare nje nga emrat me te medhenj ne historine e futbollit lezhjan, ish- futbollisti dhe trajneri i mirenjohur Nikolin Lorenci.
Nje lajm qe eshte publikuar edhe nga presidenti i FSHF-se Armando Duka, por edhe nga kolegu e sportisti i tij Vasil Bici, por edhe te tjere me te cilet ai ka bashkepunuar per vite me rradhe.
Lorenci ka qene nje nga futbollistet me te shquar te Beselidhjes ne vitet ’70, madje ai per disa muaj ka luajtur edhe me Vllaznine pikerisht ne sezonin 1975-76.
Nje mbrojtes i spikatur i cili pas lenies se karriers, nisi ate te trajnerit duke e drejtuar per shume vite me rradhe Beselidhjen.
Po ashtu ka qene edhe per shume vite te tjera drejtues i klubit lezhjan, ashtu siç ka dhënë ndihmen e tij për FSHF-në, si anëtar i Komitetit Ekzekutiv i Federatës ne mesin e viteve ‘90.
Gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes Lorenci per humbjen e njeriut te saj te dashur, por edhe klubit Beselidhja per humbjen e njerit prej personaliteteve me te medha te tij!