Ne te shumten e ndeshjeve eshte treguar mjaft deciziv me golat qe ka shenuar duke qene golashenuesi me i mire i Vllaznise kete sezon me 8 gola, por ne javet e fundit dhe saktesisht ne plot 7 ndeshje ai nuk e ka tundur rrjeten duke e zbehur ne njefare menyre shkelqimin e disa javeve me perpara.
Fjala eshte per sulmuesin vlonjat Ardit Hoxhaj. Deri me tani, me golat qe ka shenuar i ka dhene jo pak por 12 pike Vllaznise, gje kjo qe nga ana e opinion te gjere sportiv shihet me pozitivitet ngase ai luan sezonin e tij te pare me 9 here kampionet e Shqiperise.
Prej tij pritet akoma me shume per vete pritshmerite qe kane drejtuesit, stafi teknik dhe tifozet dhe kryesorja per cilesite qe ka ne zoterim.
Hoxhaj do mund kete si objektiv te vije ne formen e vet me te mire dhe ta ndjeje serish “shijen” e golit pasi i ka munguar prej kohesh dhe njekohesisht ta marre per dore Vllaznine, pse jo qe ne ndeshjen ndaj Kukesit.
Andi GJURGJEJ