Historia e tij eshte shume interesante. Po ben mire ne futbollin italian dhe karrieren me te rriturit e ka nisur nga nje ekip i njohur- Palermo, pavaresisht se ajo luan ne Seria D. E kemi fjalen per mesfushorin me origjine nga Shkodra, Erdis Kraja.

Ai ka lindur ne Itali (Breshia) me 7 korrik 2000. Prinderit e tij jane nga Shkodra, nga njera prej lagjeve te vjetra te ketij qyteti- Ndocej. I ati- Jetmiri, eshte larguar nga Shqiperia ne vitin 1991. Ate kohe ndodhej ne shkolle ne Tirane dhe nga aty mori rrugen per ne Durres dhe pastaj ne Itali, vend ku jeton edhe sot pas 28 vitesh.

Ne vitin 1999 u njoh me bashkeshorten e tij dhe nje vit me vone do te lindte Erdisi, gezimi i pare i kesaj familje qe me pas do te merrte shume gezime te tjera prej djalit te tyre qe ka nje karriere te suksesshme deri me tani.

Erdisi eshte rregjistruar ne futboll qe ne moshen 6 vjeçare tek Akademia e Atalantes. Ne fund te atij viti, eshte seleksionuar nga vezhguesit e skuadrave zinxhir te ketij klubi dhe prej moshes 7 vjeçare ka qene pa asnje shkeputje pjese e Atalantes me te gjithe ekipet e grupmoshave, per 12 vite me rradhe dhe gjithmone i vleresuar, madje shpeshhere edhe kapiten neper ekipe te ndryshme.

Kulmin e karrieres se tij me ekipet e moshave, do ta arrinte ne veren e ketij viti, kur ne qershor bashke me Atalanta U19 ai shpallet kampion i Italise per kete grupmoshe, titull qe ky ekip do ta fitonte pas plot 22 vitesh dhe merite ne kete sukses padyshim qe kishte edhe nje shqiptar: Erdis Kraja.

Me te mbushur moshen, Atalanta vendos ta huazoje ne nje ekip tjeter te rriturish dhe zgjidhja me e mire per te dy palet ishte Palermo. Kartonin e kane serish bergamasket qe nuk duan te heqin dore kollaj nga sherbimet e ketij lojtari.

Dhe sezoni i pare me te rriturit ne Seria D me Palermon po i shkon mire. Ka luajtur ne 14 ndeshje deri tani si titullar me mbi 1000 minuta aktivizim si dhe ka shenuar edhe 2 gola dhe ka dhene 3 asist. Te dhena te mira keto per nje mesfushor siç eshte 19 vjeçari nga Shkodra. Ai vete duket se po ndihet mire ne kete pervoje qe ka nisur dhe nese Palermo ngjitet ne Seria C, ka deshire ta shtyje edhe nje vit tjeter huazimin sepse duket se ka bere zgjedhjen e duhur.

Kombetarja
Kur ka qene e Akademise se Atalantes, eshte grumbulluar me kombetaren U17 te Shqiperise ne ndeshjet kualifuese te Europianit qe ajo pat zhvilluar ne Itali ku ka luajtur 3 ndeshje te plota (270 minuta) ndaj Serbise, Italise dhe Maqedonise. Me Pas eshte thirrur edhe dy here nga Erjon Bogdani kur ky ka qene trajner i kombetares U19, por ne te dy rastet ka patur demtime dhe Atalanta eshte bere pengese qe ai t’i pergjigjej pozitivisht kesaj ftese.

Por kjo gje duket se eshte bere pengese pastaj qe Kraja te thirrej ne ndeshjet e tjera, ndonese u shpall edhe kampion i Italise. Po luan rregullisht me Palermon dhe nje ftese per kombetaren U20 apo U21 me siguri qe e meriton. Dhe Erdisi ne fakt e pret me kenaqesi sepse eshte privilegj per te qe te perfaqesoje Shqiperine me ekipin kombetar.
Gjergj KOLA