Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'Ndaj Vllaznisë ishte një lojë karakteri', mesfushori i Tiranës: Jam 100% i...

‘Ndaj Vllaznisë ishte një lojë karakteri’, mesfushori i Tiranës: Jam 100% i sigurt që…

Në përfundim të sfidës ndaj Vllaznisë ka folur dhe Ëngjëll Hoti. Mesfushori i Tiranës u shpall “Lojtari i Ndeshjes” shpreh shumë i lumtur për fitores, por foli dhe për të ardhmen e tij.

“Ka qenë një ndeshje shumë e fortë, tre pikët janë shumë të rëndësishme. Vllaznia është një skuadër me shumë kualitet. Këto tre pikë kanë shumë rëndësi për vazhdimësinë. Jemi një skuadër e bashkuar, si një familje. Diferencën e bën mentaliteti. Sot kemi qenë 1-0 prapa dhe e kthyem, ishte një lojë karakteri.”

Çfarë ndodh në fund të sezonit?

Kemi bërë një sezon shumë të mirë deri tani. Mendojmë që të japim maksimumin dhe jam 100 %i sigurt që dikush do iki. Është normalisht që lojtarë të ecin përpara. Unë mendoj që do qëndroj, skuadra punon shumë mirë. Tirana më pëlqen shumë si qytet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments