Koplikasit e drejtuar nga trajneri Besnik Duli kanë bërë një paraqitje të shkëlqyer pasditen e sotme duke mundur 3-1 ekipin e Erzenit dhe në këtë mënyrë përveçse kanë marrë një trepikësh me shumë vlerë, i kanë dhënë një dorë edge Vllaznisë.
Takimi i luajtur në “Reshit Rusi” ka nisur me gol për Veleçikun që ka kaluar në avantazh me anë të Çokajt që ka dërguar topin në rrjetën e portës së shijakasve në minutën e 22-të. Pjesa e parë do të mbyllej me këtë gol.
Në fillimin e së dytës Xhemalaj do të barazonte rezultatin me anë të Xhemalajt në minutën e 47-të. Kjo nuk e uli aspak dëshirën e koplikasve për ta fituar këtë ndeshje dhe ata u favorizuan në njëfarë mënyre edhe nga dalja me karton të kuq e Peqinit për Erzenin.
Me një futbollist më tepër në fushë, Veleçiku arriti të shënonte golin e dytë me anë të Tomës në minutën e 66-të dhe po ashtu në minutën e 87-të, Shekaj do të shënonte edhe golin e tretë dhe të fundit të këtij takimi.
Përfundimisht 3-1 për Veleçikun që me këtë trepikësh është ngjitur në kuotën e 22 pikëve dhe mban sërish vendin e gjashtë në renditje.
© shkodrasport.com