Fitorja e sotme e ka entuziasmuar së tepëri atë. Trajneri i Veleçikut Besnik Duli natyrisht ka ndarë emocionet e suksesit me sportistët, drejtuesit por edhe sportdashësit koplikas dhe për më pas ka folur edhe për mediat.

“Një ndeshje e shkëlqyer e ekipit tonë që vjen në fakt pas një takimi të mirë të zhvilluar edhe në Peshkopi ku vërtetë humbëm por kemi luajtur mirë sepse kemi patur katër raste të pastra shënimi dhe goditëm dy herë shtyllat.

Sot ndaj Erzenit e kishim vlerësuar shumë këtë takim dhe fituam. Fituam për vete në rradhë të parë por indirekt nga kjo përfitoi edhe Vllaznia megjithatë ne nuk e kemi patur mendjen tek kjo gjë.

E rëndësishme është të vazhdojmë të luajmë në këtë mënyrë sepse vërtetë bëmë një fitore të rëndësishme por ende nuk kemi arritur asgjë. Me një fitore ngjitesh lart, por me një humbje bie poshtë sepse kampionati i tillë është.

Veleçiku duhet të vazhdojë të luajë me këtë ritëm ndaj çdo skuadre dhe nëse ndodh kjo, atëherë padiskutim që objektivi ynë do të arrihet”- ka thënë ai.
© shkodrasport.com