Shqipëria u-19 e drejtuar nga Armando Cungu ka zbritur sot në orën 16:00 në fushë në kuadër të kualifikueseve të Europianit. Kuqezinjtë e trajnerit shkodran kanë pasur përballë Belgjikën, në ndeshjen e parë të vlefshme për grupin 7-të. Rezultati i takimit në fund të 90 minutave ka qenë 1-2 për belgët.

Një humbje ndoshta e pamerituar për kuqezinjtë e vegjël që u treguan të barabartë me Belgjikën. Ishin “djajtë” që kaluan fillimisht në avantazh me anë të Sadikit. Por barazimi i Shqipërisë nuk do vononte shumë pasi do ishte Daka që do barazpeshonte shifrat provizorisht. Në minutën e 64-të të ndeshjes do ishte Storeykens që do çonte rezultatin 1-2. E në fund do vendoseshin shifrat 1-3 nga Vermant.

Disfatë që disi djeg pas një performance goxha të mirë nga skuadra e trajnerit shkodran. Që do ketë edhe një takim tjetër për të luajtur kundër Spanjës, ku tashmë çdo gjë vështirësohet për një kualifikim të mundshëm.

Përsa i përket futbollistëve shkodranë të aktivizuar në këtë duel, ata ishin 5. Ku në krahët e mesfushës kanë vepruar Fikaj i Panathinaikos dhe Kurbasha i Bjormma. Ndërsa në mbrojtje ka qëndruar i rreshtuar Daniel Hysaj, që aktivizohet tek Napoli. Po ashtu edhe mbrojtesi tjeter Klevis Haxhari qe luan ne Amerike si dhe sulmuesi anesor Kevin Shkurti qe luan ne Belgjike.Nga stoli po ashtu në minutat e fundit të ndeshjes ka ardhur edhe William Cungu i Vllaznisë.
Endri ÇINARI