Vjen humbja e parë e Vllaznisë në kampionat. Ajo është ndalur pasditen e sotme në Fushë- Krujë nga Iliria vendase e cila ka triumfuar me rezultatin 1-0.

Shkodranët nga ana e tyre kanë bërë shumë pak për ta fituar ndeshjen, madje edhe pas pësimit të golit, reagimi i tyre ka qenë shumë i vakët. Pikërisht prej kësaj mënyre loje, ata e kanë pësuar dhe kësisoj kanë rihapur vetë garën për vendin e parë sepse tashmë ndodhen vetëm katër pikë larg Erzenit të vendit të dytë.

Gjatë 45 minutave të para, shkodranët kanë qenë më të qartë në fushë, kanë administruar lojën me një qarkullim më të madh të topit megjithatë i kanë munguar rastet e shënimit.

Si vendasit ashtu edhe shkodranët kanë patur vetëm nga një rast në këtë pjesë, sigurisht shumë pak për të treguar se duan ta fitojnë ndeshjen megjithatë në dispozicion kanë edhe 45 minutat e dyta për ta bërë këtë gjë.

Në të dytën është Vllaznia që e nis më mirë megjithatë do jenë vendasit që do të shënonin. Pas një kundërsulmi të shpejtë në minutën e 58-të Zuna me një goditje të bukur në hyrje të zonës, e dërgon topin në rrjetë.

Shkodranët reagojnë menjëherë dhe në dy momente Zhunior vë në vështirësi portierin Demi që ndërhyn mjaft mirë. Një disavantazh që në provë kryesuesit e kampionatit dhe kuptohet që ata nuk ishin dakord. Trajneri Lika hedh në fushë Eziamakën në vend të Zogajt.

Pavaresisht perpjekjeve deri ne fund, shkodranet nuk ia kane dale te shenojne dhe kesisoj jane detyruar te pranojne humbjen ne kete takim.

Skuadra shkodrane luajti në këtë ndeshje me këtë formacion: Në portë Sherri ndërsa në mbrojtje janë Gocaj, Ignat, Zeqaj dhe Gyrishta. Për mesfushën trajneri Lika ka zgjedhur Krymin e Tafilin në qendër si dhe Likën e Hajdarin në krahë.

Në sulm ndërkohë përveç Zogajt që luajti paksa i tërhequr ka qenë braziliani Zhunior. Në pjesën e dytë eshte aktivizuar edhe Eziamaka.
© shkodrasport.com