Probelemt e njerezve te futbollit me shtetin duket se shtohen çdo dite e me shume. Perveç ndalimit te disa agresoreve te arbitrave, se fundi eshte arrestuar nga policia edhe presidenti i Turbines se Cerrikut Gentian Gjoka

Kjo ka ndodhur ditën e sotme pikerisht për armëmbajtje pa leje. Presidenti i klubit të Turbinës është kapur në zonën e ish- Bllokut.

Pas verifikimeve të bëra rezultoi se policia e Vlorës e kishte shpallur në kërkim pasi akuzohej për mashtrim. Në banesën e tij u gjet një pistoletë me një krehër me fishekë.

Tashmë 45-vjeçari do të përballet me drejtësinë për akuzën e armëmbajtjes pa leje duke rrezikuar 7-15 vite bur.g.

Ditë më parë, ai gjobiti lojtarët e ekipit cërrikas për shkak të rezultateve të dobëta në Kategorinë e Parë, pasi kishin grumbulluar vetëm 1 pikë në 4 ndeshje.