Ish-presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, e ka apeluar pezullimin e tij nga të gjitha aktivitet e futbollit, të marrë nga FIFA për korrupsion. Francezi i njohur e ka bërë këtë pranë Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, në mënyrë që të rehabilitojë imazhin e tij. “Kjo është një çështje nderi” dhe një nismë për të lënë “të lirë futbollin nga diktatura burokratike e FIFA-s,” tha në vërejtjet e botuara sot nga “Le Monde”, ish-kapiten i ekipit francez, i cili u detyrua nga akuzat e korrupsionit për të tërhequr kandidaturën e tij nga gara presidenciale e FIFA-s në zgjedhjet e shkurtit 2016, i cili u shfaq si një favorit i qartë.Për tre vjet, Platini është ndarë nga futbolli me një vendim të Komitetit të Etikës të FIFA-s, që e akuzon atë për 1.8 milionë euro, të cilat në vitin 2011 i ka marrë nga presidenti i atëhershëm i FIFA-s, Sepp Blatter.

Si pezulluar fillimisht për 8 vjet në dhjetor 2015, dënimi i tij u reduktua në 6 vite nga Komiteti i Apelit të FIFA-s dhe pastaj në 4 vjet nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS), në maj 2016. Ky sanksion është konfirmuar edhe nga drejtësia e zakonshme zvicerane në korrik 2017. Në moshën 62 vjeç, francezi, sanksioni i të cilit përfundon në tetor 2019, nuk është i kënaqur me këtë situatë, ndaj ka vendosur të përdorë edhe mundësinë e fundit, Gjykatën e Strasburgut, për t’u pastruar nga akuzat. Para kësaj gjykate, Platini paraqiti muajin e kaluar një ankesë lidhur me tre artikujt e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Platini beson se nuk ka pasur një gjykim të drejtë në procedurat para komiteteve të ndryshme të FIFA-s dhe të CAS-it, se parimi i reciprocitetit nuk është respektuar, madje është penguar të ushtrojë lirisht veprimtarinë e tij profesionale. Në rastin e parë, juristja Vanessa Allard, e cila udhëzoi akuzën në Komitetin e Etikës së FIFA-s, është në qendër të vëmendjes së Apelit të Platinisë. Po ashtu, zëdhënësi i FIFA-s, Andreas Bantel, është në qendër të kërkesës së Platinisë në Gjykatën e Strazburgut, sepse ka rrjedhur për shtypin elementë të tillë, me qëllim për të dëmtuar reputacionin e tij.

Objektivi i tretë i ankesës së tij është presidenti i Komitetit Elektoral të FIFA-s, Domenico Scala, i cili në një intervistë në shtyp ishte qartë kundër kandidaturës së Platinisë. Të gjithë ata, sipas avokatit të ish-kreut të UEFA-s, Bourdon, kërkuan të ndalonin ardhjen e Platinisë në krye të FIFA-s, nga frika se aty do të rivendoste transparencën e institucionit. Për avokatin ekzistojnë lidhjet “servile” midis anëtarëve të komisioneve disiplinore të FIFA-s dhe organeve të tyre ekzekutive, të favorizuara nga procesi i emërimit dhe lidhjeve financiare. Platini, ndërkohë, pohon se FIFA është “një organizatë në det të hapur, që ka drejtësinë e vet, si në Mesjetë” dhe “të pilotuarit aty nga një kastë e burokratëve, nuk janë të përgjegjshëm për të gjithë. Ata thjesht kishin një obsesion, të më largonin mua nga gara për presidencën, sepse kërcënova avantazhet dhe privilegjet e tyre”./telesport/