Futbolli shqiptar ka humbur mbrëmjen e djeshme një nga kontributorët e tij më të mëdhenj. Arben Laze, Presidenti i Elbasanit u nda nga jeta pas problemeve kardiake.
Një humbje e madhe kjo për të gjithë komunitetin e futbollit në vend duke kujtuar se nën drejtimin e tij Elbasani arriti të fitojë titullin kampion të dytë në historinë e klubit në sezonin 2005-2006.
Homazhet në nderim të Arben Lazes do të zhvillohen ditën e sotme, e enjte, 6 janar, nga ora 12:00-14:00 në “Elbasan Arena”.
Nuk ka munguar edhe shprehja e keqardhjes nga vete presidenti i FSHF-se Armando Duka, nje nga miqte e mire te Lazes qe ne nje postim te tij shkruan:
“Pak orë më parë mora lajmin e rëndë se miku im i mirë, Presidenti i Elbasanit që ai e deshi aq shumë, Arben Laze, u nda nga ne.
Është e vështirë dhe tani për mua ta besoj dhe të shkruaj këto fjalë për një njeri të mirë, plot humor dhe optimisëm, që kontribuoi aq shumë për futbollin shqiptar.
Beni ishte një mik i të gjithëve ne, një njeri që nuk hiqte dorë lehtë nga përgjegjësitë dhe sfidat. Energjia e tij do t’i mungojë komunitetit të futbollit.
Në këtë moment të vështirë për familjen e tij, miqtë e tij të shumtë, lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe.
Lamtumirë miku im, do më mungosh!