Barcelona i beson sërish Rei Manajt. Sulmuesi shqiptar, është grumbulluar për ndeshjen e dytë të kampionatit që skuadra katalanase do të zhvillojë ndaj Atletiko Bilbaos.

Manaj qëndroi në stol në sfidën e parë ndaj Real Sosiedatit, teksa shpreson që përballjen e javës së dytë, të ketë minuta për të.

Aguero vazhdon të jetë i lënduar, ndërsa skuadrës në sulm pritet ta nisin si titullarë, Griezman, Depaj e Braithujt.

Mbetet të shihet me mjaft kuriozitet se cila do të jetë e ardhmja e futbollistit lushnjar, nëse drejtuesit e klubit do t’i besojnë, apo Manaj do të transferohet diku tjetër.