Tek Vllaznia nisin spastrimet. I pari qe e peson eshte sulmuesi maqedonas Darko Dodev i cili e ka nderprere kontraten me skuadren shkodrane dhe tashme eshte nje futbollist i lire.

Lajmi behet i ditur nga vete klubi shkodran permes nje komunikate per shtyp ku shkruan:

“ZYRTARE

KF Vllaznia njofton mbylljen e bashkëpunimit me futbollistin Darko Dodev. Sulmuesi 25 vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes palëve.

KF Vllaznia e falënderon Darko Dodev për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe me skuadrën kuqeblu.Faleminderit Darko Dodev!”

Nderkohe ne ditet ne vijim apo ne periudhen e nderrimit te viteve priten edhe te tjera largime nga Vllaznia sepse siç eshte konfirmuar tashme, disa nga blerjet e veres kane rezultuar te deshtuar duke mos dhene ate qe pritej dhe per kete arsye, do te nderpritet bashkepunimi me to./SHKODRA-SPORT.COM/