Në Botërorin e shahut në Londër do të ndeshen kampioni i botës Magnus Carlsen dhe sfiduesi Fabiano Caruna për të dhjetën herë ditën e enjte.

Deri tani ka pasur nëntë remi në nëntë ndeshje. Kjo tregon edhe njëherë se sa komplekse është loja e shahut.

Nëntë remi radhazi është një rekord i ri botëror! Për momentin rezultati është 4,5:4,5, fitues do të jetë ai që do të bëjë i pari 6,5 pikë.

Kampioni i botës Carlsen mbetet i qetë: Nuk i kam qejf remitë, por nuk do të më kapë paniku. Jam i kënaqur me ndeshjen, sidomos me mënyrën se si po shkon me gurët e zinj.”

Por nëse situata nuk ndryshon, atëherë ndiqet i njëjti rregull si në tenis. Sfida do të vazhdojë të luhet në tre etapa, deri sa të dalë një fitues./telesport/