Para ndeshjes me Tiranën situata në kampin shkodran është optimiste. Fitorja në minutat shtesë ndaj Kukësit duket se ka sjellë më shumë moral pranë skuadrës.
Ajo që qetëson në njëfarë mënyre edhe trajnerin Elvis Plori është se me përjashtim të sulmuesit Fahrudin Gjurgjeviç, pjesa tjetër e ekipit pritet që të jetë e plotë.
Ende nuk ka garanci nëse maqedonasi do të riaftësohet pas shqetësimit që ka pasur në pulpë. Nga ana tjetër, sulmuesi i krahut, Liridon Latifi, luajti pak minuta ndaj Kukësit dhe deri në ditën e ndeshjes me Tiranën, pritet të jetë në gjendje optimale, teksa pritet rikthimi në formacion.
Sa u përket problemeve për kartonë, dy mungesa të sigurta janë portieri i dytë, Kristi Qarri, si dhe trajneri i tij, Ideal Lekiqi, të cilët nuk do të jenë prezent në këtë sfidë për shkak të ndëshkimit me të kuq ndaj Kukësit.Një rastësi e çuditshme.