Vllaznia pret në stadiumin “Loro Boriçi” Skënderbeun në sfidën e javës së 31-të të “Abissnet Superiore”, ku prioritet i të dyja skuadrave janë vetëm 3 pikët.

Skuadra e drejtuar nga Elvis Plori nuk dëshiron të lëshojë terren në garën për Kupat e Europës, me teknikun shkodran që kërkon fitoren e parë në kampionat si trajneri i Vllaznisë.

Nga ana tjetër, Skënderbeun e mban në garë vetëm matematika, me trajneri Skënder Gega që ka premtuar se skuadra e tij do të luaj fort deri në javën e fundit.

FORMACIONET ZYRTARE:

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Hakaj, Bulatoviç, Jonuzi, Heriç, Mustedanagiç, Latifi, Hoxhaj, Aralica.

Trajner: Elvis Plori

SKËNDERBEU: Rexhepi, Zguro, Shehi, Sadriu, Frashëri, Zhan Viktor, Moraesh, Dumfur, Vangjeli,  Mara, Mensah.

Trajner: Skënder Gega