Ndeshja e vlefshme për javën e shtatë të Superligës, ajo në mes Vllaznisë dhe Partizanit, mund të mos luhet në stadiumin “Loro Boriçi”. Arsyeja ka të bëjë me punimet që do të nisin në fushën e këtij stadiumi. Pritet që duke nisur nga nesër, të nisë hedhja e një fare të re bari dhe kjo natyrisht që do të kërkojë kohë për të mbirë, çka e bën të pamundur luajtjen e ndeshjeve aty dhe përveç sfidës me Partizanin, mund të humbet edhe ajo me Skënderbeun.

Në këto kushte, ndonëse ende nuk ka një vendim përfundimtar, ndeshjet mund të luhen në fushën sportive “Reshit Rusi”. Vendimi do të merret sot por gjasat janë që të ndodhë kështu. Për Vllazninë nuk është hera e parë që detyrohet të spostohet në këtë fushë ngaqë fillimisht rikonstruksioni dhe më pas edhe disa probleme që pat shfaqur fusha, e kanë bërë atë që të mos i luajë ndeshjet në “Loro Boriçi” por të spostohet në këtë fushë.

© shkodrasport.com