Skuadra shkodrane e ka nisur me humbje serinë e miqësoreve të saj në përgatitoren e kësaj vere. Në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në stadiumin e qytetit të Tivarit ndaj skuadrës vendase të Mornarit me rezultatin 0-1. Një gol I shënuar në pjesën e dytë I ka dhënë fitoren malazezëve. Me këtë humbje sigurisht që nuk ka patur ndonjë problem për skuadrën e trajnerit Duro por megjithatë nisja me humbje e serisë së miqësoreve është një tregues se tek Vllaznia ka shumë gjëra për t’u rregulluar sërish deri në momentin e nisjes së kampionatit.
Goli I vetëm I ndeshjes është shënuar nga malazezët në pjesën e dytë të takimit. Fakti që Vllaznia nuk ka shënuar në këtë miqësore, mbase është edhe ky një tregues se skuadra ka ende për t’u përmirësuar në këtë drejtim ndonëse në fakt rastet sidomos në pjesën e parë nuk kanë munguar me anë të Shtubinës dhe Hajdarit. Formacioni me të cilin ka luajtur Vllaznia në këtë ndeshje ka qenë ky: Vujadinoviç, Smajli, Beqiri, Osmani, Belisha, Dragoi, Nallbani, Deliç, Shtubina, Hajdari, Hysa. Në pjesën e dytë kanë luajtur futbollistët e tjerë mes të cilëve edhe serbi Stasiç që kishte ardhur për provë.
www.shkodrasport.com