Shtohen fondet në dispozicion të shoqërisë aksionere Vllaznia. Kapitali i kësaj shoqerie, që nga dita e djeshme është shtuar edhe me 150 milionë lekë të vjetra të tjera.Keshilli Bashkiak i Shkodres ne mbledhjen e tij te zakonshme, nje nga pikat e rendit te dites kishte edhe diskutimin per KF Vllaznia sh.a.- Shoqeri Aksionere me 100% te fondeve ne zoterim te Bashkise Shkoder. Siç bën të ditur vetë klubi shkodran përmes faqes së tij zyrtare, keshilltaret bashkiake jane njohur me nje material te detajuar ne lidhje me aktivitetin e KF Vllaznia sh.a. gjate sezonit te kaluar, pergatitur nga nenkryetari i Bashkise Shkoder- njekohesisht edhe kryetar i Keshillit Mbikqyres te KF Vllaznia sh.a. Ridvan Troshani.

Relacioni paraqiste te detajuar te gjithe ate cfare eshte investuar nga Bashkia Shkoder gjate sezonit te kaluar per Vllaznine si dhe te ardhurat e realizuara nga vete Shoqeria Aksionere. Ne pergjigje te pyetjeve te keshilltareve nenkryetari Troshani ka thene se per vitin e kaluar nga Bashkia jane akorduar 43 milion leke, ndersa per kete vit eshte parashikuar nje fond 45 milion leke. Pjesa tjeter do te realizohet me te ardhura te vete Shoqerise Aksionere, per te arritur ne shifren totale 97 milion leke qe eshte parashikuar i plote buxheti i KF Vllaznia sh.a. per vitin e ri futbollistik. Ajo cfare ka nenvizuar Troshani ka te beje me faktin se ndersa ruhet i njejti trend i mbeshtetjes financiare nga Bashkia per Vllaznine, sivjet ekipi i ndertuar shihet nga te gjithe si pretendent serioz per trofete e sezonit. Duke patur parasysh se sivjet jane dyfishuar te ardhurat e Klubeve pjesemarrese ne Kupat e Europes nga UEFA, Vllaznia nese thjeshte siguron daljen ne Kupat e Europes, kthen pas te gjithe investimin, madje duke rezultuar edhe me fitim. Nese sigurohet trofe si Superliga apo Kupa e Shqiperise, fitimi nga Shoqeria Aksionere eshte mjaft i mire. Ne mbyllje, eshte kaluar ne procesin e votimit. Keshtu, me 24 vota “pro” Keshilli Bashkiak i Shkodres ka miratuar nje fond prej 15 milion leke si shtim kapitali per KF Vllaznia sh.a. Gjithashtu, eshte miratuar ne parim relacioni i paraqitur per aktivitetin e KF Vllaznia sh.a. per vitin e kaluar si dhe miratuar edhe plani i veprimit per sezonin e ri futbollistik. Nder te tjera, eshte miratuar ne parim edhe ideja per krijimin e nje ekipi te dyte te Vllanise, i cili te furnizohet nga elementet e Akademise “Vllaznia” qe kalojne moshen 19- vjecare. I pranishem ne mbledhjen e Keshillit ka qene edhe stafi i KF Vllaznia sh.a., i cili ka dhene sqarimet e tij sipas pyetjeve te ardhura nga keshilltaret bashkiake te Shkodres.