Myrto Uzuni ka zhvilluar një paraqitje spektakolare në LaLiga 2 përballë Villarreal B duke shënuar tre gola në sfidën që përfundoi 3-0. Sulmuesi beratas zhvilloi një ndeshje të “çmendur” ku me golat e tij i dha tre pikë ekipit të Grandas.
Mjaftoi vetëm 1 minutë nga fillimi i takimit që Myrto Uzuni të gjente rrugën e rrjetës për herë të parë në këtë ndeshje. Ai realizoi më pas edhe në minutën e 12-të, me 11-metërsh.
Uzuni e plotësoi tripletën në këtë ndeshje në minutën e 82-të ku realizoi sërish me një 11-metërsh. Sulmuesi i Kombëtares, pas golit të tretë, vrapoi drejt tribunave dhe i dha një puthje të dashurës së tij, Uarda Hysenit, e cila ndodhej në shkallët e stadiumit duke ndjekur sfidën nga afër.
Kjo puthje mori një vëmendje të madhe të mediave spanjolle, duke e cilësuar si një nga festimet më të bukura në Spanjë.Kështu pas tre javës, Granada e tij është në krye të LaLiga 2 me pikë të plota, ndërsa Uzuni udhëheq listën e golashënuesve të kampionatit me 4 gola.