Partizani fitoi dhe bindi me lojë në sfidën përballë Laçit në javën e dytë të “Abissnet Superiore”. Pas takimit foli për emisionin “TI BO GOL” trajneri i “Demave” Giovanni Colella i cili u shpreh i lumtur me rezultatin, por jo me faktin se ekipi i tij shpërdoroi shumë.

“Nëse e mbyllim kampionatin me 6 pikë do të thotë që biem nga kategoria. Ka ende shumë për të punuar. Kemi bërë një ndeshje të bukur, por i patë rastet dhe shpërdoruam shumë.”

STRATEGJIA PËR TË BLLOKUAR MAZREKAJ- “Unë mendoj se një skuadër duhet të punojë përtej një lojtari specifik të kundërshtarit, por si skuadër. Për sa i përket tranzicionit negativ është ajo që duhet të përmirësojmë në të ardhmen. Nuk ka një lojtarë specifik që fokusohemi, ne duhet të funksionojmë si skuadër.”

NDESHJA- “Jam i lumtur për 3 pikët sepse punojmë gjithë javën për të fituar 3 pikët. Është ajo që kam thënë edhe në konferencën para ndeshjes që ne do të synojmë 3 pikët në çdo ndeshje. Jam i qetë sepse ka ende shumë rrugë për të bërë”.

A ËSHTË LOJA E MIRË EDHE MERITË E MEHMETIT? “Sigurisht që trajneri që ka qenë përpara meje ka bërë një punë të mirë, ndryshe skuadra nuk do të luante kështu dhe ne duhet t’i japim meritat. Unë dua të fus në ekip për të futur disa koncepte që i kam dhe vetë.”

MESFUSHA PIKA MË E FORTË? “Mendoj se merita për një ndeshje të mirë është e të gjithë lojtarëve. Mesfushorët bënë mirë, por njësoj bënë edhe mbrojtësat dhe sulmuesit. Të gjitha repartet bënë mirë dhe funksionuan mirë, por kemi ende shumë për të përmirësuar dhe këtë gjë do ta bëjmë që nga seanca e radhës stërvitore.” /oversport/