HomeKRYESORENdeshjet 100 minuta dhe 'offside' automatik, revolucion në 'Katar 2022'?

Ndeshjet 100 minuta dhe ‘offside’ automatik, revolucion në ‘Katar 2022’?

FIFA po mendon për një vendim revolucionar, për shkak se minutat e lojës efektive në ndeshjet e futbollit janë ulur.

Vonesat janë të shumta dhe për këtë po mendohet që ndeshjet të mos zgjatin më 90 minuta, por të bëhen 90 minuta, që të shtohen minutat e lojës efektive.

Ky vendim mund të merret para Botërorit “Katar 2022”, por më parë FIFA duhet t’ia kërkojë këtë IFAB dhe vetëm me miratimin e saj mund të ndodhë.

Risia tjetër lidhet me pozicionet jashtë loje, që mund të kapen automatikisht dhe t’u sinjalizohen automatikisht arbitrave në orët e tyre elektronike, çka sjell edhe uljen e vonesave.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments