Vllaznia ne basketboll per femra fitoi pasditen e sotme ndaj Teutes me rezultatin 62-50 duke u kualifikuar per ne gjysmefinalen e Kupes se Shqiperise ku do te ndeshet me ekipin e Flamurtarit.

Nderkohe pas ketij suksesi trajneri Bledar Gjeçaj eshte shfaqur i lumtur per suksesin e arritur dhe ka falenderuar vajzat per ate se çfare dhane ne fushen e lojes gjate kesaj ndeshje.

“Nje fitore e rendesishme sepse ne tashme e arritem objektivin tone, qe ishte kualifikimi per ne gjysmefinale te Kupes se Shqiperise. Kjo eshte nje arritje per ekipin tone sepse kishim perballe nje kundershtar i cili kishte ne rradhet e tij edhe lojtare te huaja.

Une dua ta pergezoj skuadren time. Ne fakt e nisem keq ndeshjen dhe ne dy periodat e para ishim ne disavantazh por ne te treten skuadra reagoi dhe luajti ne menyren me te mire te mundshme. Ne fakt prisja nje ndeshje me me shume rivalitet, megjithate jam shume i kenaqur jo vetem me vajzat qe luajten si titullare, por edhe ata qe hyne nga stoli”- eshte shprehur trajneri Gjeçaj.

Te plote prononcimin e tij mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: