Ka qene diten e djeshme ditelindja e trajnerit te boksit te Vllaznise dhe kombetares shqiptare Zef Gjoni, por pervjetori i 77-te i lindjes se tij eshte festuar diten e sotme ne nje nga lokalet e pikes turistike te Shirokes.

Kane qene te pranishem ne kete dreke edhe deputeti Bujar Leskaj, nje mik i mire i trajnerit Gjoni, presidenti i Federates Shqiptare te Boksit Florend Kalivopulli, por edhe miq te tjere te tij.

Por e veçanta ka qene prania e shume prej ish- kampioneve te Vllaznise te cilet kane dale pikerisht nga duart e ketij trajneri duke filluar nga Besnik Gjetaj, Sokol Buliqi, Rafael Daberdaku, Artur Gavoçi, Jetmir Kuçi, Jetmir Isaj, Sead Bushati, Lazarin Vila e Oltion Kraja.

Sigurisht qe ka patur edhe nga ato qe kane munguar per arsye objektive, megjithate eshte diçka e veçante mbledhja e kaq shume kampionesh sebashku. Por ata e kane ndjere si detyrim te jene ne ditelindjen e profesorit te tyre. Madje, kane qene ata qe kane organizuar kete dreke.

Ashtu siç nuk kane munguar edhe disa nga sportistet aktuale te Vllaznise. Deputeti Leskaj nderkohe beri nje propozim konkret: Me rastin e 80 vjetorit te Zef Gjonit, pra pas 3 vitesh, do te organizohet kupa me emrin e tij dhe ai do te merrte persiper sponsorizimin e saj./SHKODRA-SPORT.COM/