Ditët e fundit ka pasur një grumbull të madh ndeshjesh miqësore. Ku ekipe të ndryshme po bëjnë parapërgatitjet edhe për Euro 2024 apo Copa America që do zhvillohet njëkohësisht me europianin. Një kombëtare që po ashtu ka zbritur në fushën e blertë për miqësoret verore është edhe Greqia.
Helenët luajtën ditën e djeshme kundër një kombëtareje modeste si Malta. Bardheblutë nuk e vunë në diskutim fitoren, duke triumfuar në shifrat 2-0. Me golat e Bakasetas në minutën e 7-të dhe Tzolis në të 15-tën. Duke mbyllur kështu llogaritë e ndeshjes që në çerek orën e parë të duelit.
Por një ndeshje që do mbahet mend ishte kjo për Andreas Ndojin. Futbollisti me origjinë nga Shkodra hyri në fushë në minutën e 74-të të takimit duke zëvendësuar Restos. Në këtë mënyrë, mbrojtësi bëri debutimin e tij absolut me ekipin e A të Greqisë. Ku ka luajtur thuajse me gjithë grupmoshat e helenëve në të shkuarën.
Për 21-vjeçarin ka pasur “përplasje” në të shkuarën ku ai zgjodhi të përfaqësojë Greqinë. Pavarësisht se tek moshat ishte grumbulluara edhe nga kombëtarja u-17 dhe u-21 e Shqipërisë. Kujtojmë se këto miqësore për kombëtaren greke nuk është se shërbejnë shumë. Sepse ata nuk janë të kualifikuar në finalet e Euro 2024 që do startojë të premten në Gjermani.
Endri ÇINARI