Sot do të zhvillohet takimi mes Kamzës dhe Laçit e vlefshme për javën e 35-të të kampionatit në Superligë.

Pak orë para se skudrat të zbresin në fushën e blertë, drejtuesit e Kamzës kanë hedhur dyshime se janë bërë plane që këtë takim ta gjykojë Hamiti, duke e konsideruar këtë të fundit si mik të shkodranëve.

Kjo ne fakt nuk shkon sepse Vllaznia qe pas ndeshjes ne Kukes e ka shpallur kete arbiter “non grata”.

Njoftimi i plotë i klubit të Kamzës:

“Skandal

Arbitri Hamiti qe disa jave me pare na masakroi ne Korçe vjen serish te na arbitroi ndaj Laçit… Hamiti nga Lezha, komshi i shkodraneve, duhet te kaloj nga Laçi qe te mberrij ne Tirane qe te na arbitroi ne. Jane thurur skenare te zeza ndaj Kamzes. Por Kamza luan ne fushe dhe s’merret me matrapazet drejtues nga Shkodra qe kujtojne se blihemi me para. Respekt per sportedashesit e vertete shkodran, por jo per sekseret qe e shkatarruan ekipin e tyre e tani duan te bejne te njejten gje me ekipin tone.

Me ne krye Grimen, hajdutin me çizme qe nder vite ka bere pazare me porten e tij, kane ofruar leke per te blere lojtaret tane. Por nese Grima shitet me para dhe ka nje çmim, Kamza nuk ka çmim dhe eshte e pashitshme.

Ftojme tifozat te na perkahin.

FORCA KAMZA”