HomeKRYESORENDODH EDHE KËSHTU/ De Biazi sjell Azerbajxhanin të luajë në Elbasan

NDODH EDHE KËSHTU/ De Biazi sjell Azerbajxhanin të luajë në Elbasan

Xhani De Biazi kthehet përsëri në Shqipëri dhe shkak për këtë bëhet lufta që ka shpërthyer mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Situata mes dy vendeve ka kthyer konfliktin e armatosur për rajonin e Nagorni Karabak dhe për këtë arsye, UEFA ka vendosur që ndeshjen e kombëtareve të vendeve përkatëse të zhvendosen në fushë neutrale.

Azerbajxhani, i cili drejtohet prej pak më shumë se një muaji nga De Biazi, luante në shtëpi ndeshjen e 13 tetorit ndaj Qipros. UEFA ka vendosur që për këtë sfidë, De Biazi të kthehet në “shtëpinë e dytë” të tij, duke zyrtarizuar zhvillimin e takimit në fjalë në Shqipëri.

Sfida pritet të luhet në “Elbasan Arena”, stadium ku De Biazi ka kujtime shumë të mira pasi aty u gatua suksesi më i madh i karrierës së tij, kualifikimi historik i kuqezinjve në Euro 2016.

Pas dy ndeshjeve të para, Azerbajxhani ka 3 pikë me një humbje përballë :Luksemburgut 1-2 dhe një fitore ndaj Qipros me shifrat 1-0. /vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments