Nicolas Anelka nuk ka shkuar për disa ditë në stërvitjen e Real Madrid sepse shokët e ekipit nuk festuan golin e tij, ka zbuluar Vicente del Bosque.

Sulmuesi francez ka luajtur për një sezon me gjigantët spanjollë pasi iu bashkua nga Arsenal në vitin 1999 për një shifër rekord të asaj kohe 25 milionë euro.

Pasi nuk bindi në Bernabeu, Anelka u largua për të shkuar te Paris Saint-Germain në vitin 2000.

“Anelka ishte një lojtar që na ka kushtuar shumë para. Real Madrid ka çuar dëm miliona euro për të dhe ai është blerë si një yll.

Ai erdhi në dhomën e zhveshjes një ditë dhe na tha se ne nuk ishim të lumtur për suksesin e tij, se nuk po festonim golat e tij.

Ai nuk u shfaq në stërvitje për dy ditë dhe klubi e gjobiti.”