Pas sulmuesit Ardit Nikaj, edhe dy futbolliste te tjere te Vllaznia U19 kane refuzuar te firmosin kontratat e ofruara nga klubi shkodran.
Behet fjale per mbrojtesin Geralb Smajli dhe mesfushorin Klejdi Paloka. Dy nga lojtaret me te spikatur te ekipit te te rinjve, jane evidentuar nga drejtuesit teknike te cilet i kane patur ne planet e tyre per sezonin e ri futbollistik.
Keta dy futbolliste nderkohe jane edhe pjese e ekipit kombetar U20, madje Smajli mban edhe shiritin e kapitenit, qe do te thote se jane lojtare me vlera.
Madje, si Smajli ashtu edhe Paloka kane dale edhe ne stervitje me Vllaznine, nderkohe qe me pas u eshte ofruar edhe mundesia per te firmosur kontratat e para si profesioniste.
Ndonese fillimisht kane qene parimisht dakord, ne fund nuk e kane hedhur firmen ne kontrate. Arsyeja nuk eshte oferta financiare, por me se shumti kohezgjatja e kontratave apo dhe garancia per te luajtur apo jo.
Ndodh edhe keshtu. Prej shume e shume vitesh, futbollistet e rinj e kane patur enderr te veshin fanellen e ekipit te pare te Vllaznise, por tashme nuk eshte me kjo enderr.
Ne loje mund te kene hyre edhe familjaret e tyre, menaxheret apo dhe te tjere te cilet diktojne kushte qe nuk u pelqejne drejtuesve te klubit dhe si rrjedhoje, keta lojtare ne vend qe te jene me skuadren ne stervitje ne Zllatibor, vazhdojne pushimet ne Shkoder./SHKODRA-SPORT.COM/