Interi ka bërë atë që më pak pritej mbrëmjen e sotme. Zikaltrit kanë mposhtur Barcelonën me rezultatin e ngushtë 1-0, pavarësisht se katalanasit hynin në “San Siro“ si favoritë. Ndeshja u vendos nga një gol në minutat shtesë të pjesës së parë.

Ishte Hakan Calhanoglu ai që zgjidhi takimin me një gol mjaft të bukur nga jashtë zone. Topi shon në cepin e portës dhe Ter Shtegen nuk ka asnjë mundësi për të shmangur golin. Interi ka mbrojtur rezultatin përgjatë pjesës së dytë, duke rezistuar përballë Barçës.

Minuta në këtë ndeshje pati edhe për Kristjan Asllanin. Mesfushori shqiptar hyn si zëvendësues në minutën e 84-t dhe së bashku me kohën shtesë, gjendet në fushë për 14 minuta. Barcelona provon deri në fund, por mbrojtja italiane është e padepërtueshme.

Fitorja i takon Interit, që çon peshë gjithë stadiumin “San Siro“ me këtë rezultat. Tashmë zikaltrit renditen në vendin e dytë në grup, duke lënë pas katalanasit./Sport Ekspres/