Skënderbeu është forca e dytë e kampionatit pas 7 javëve të zhvilluara. Korçarët ndodhen në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit me 12 pikë, një më pak se Egnatia kryesuese.

Pavarësisht kësaj, në skuadër ka një largim. Jourdain Fletcher nuk do të jetë më lojtar i korçarëve, pasi klubi ka vendosur të ndajë rrugët me xhamajkanin.

25-vjeçari ka luajtur vetëm 73 minuta në Superiore me fanelën e Skënderbeut, ndërsa ka hyrë si zëvendësues në duelin me Dinamon, Tiranën, Teutën dhe Kukësin.

Paraqitja e lojtarit nuk ka qenë në lartësinë e duhur dhe duke zhgënjyer kështu stafin teknik.

Pavarësisht se erdhi me shumë bujë në merkaton e verës dhe xhamajkani nuk ka pranuar të jetë zgjedhja e fundit e Ivan Gvoazdenovic. Në këtë kushte palët kanë vendosur të ndërpresin kontratën mes tyre./newsport/