Ne ndeshjen e javes se kaluar ndaj Shenkollit, ka shenuar dy gola per Terbunin duke kontribuar ne kete menyre ne fitoren e thelle 5-0. E kemi fjalen per sulmuesin Anderson Filipi.

Gjate veres ky lojtar qe eshte formuar tek Akademia Vllaznia, ka patur disa oferta dhe ka qene shume prane firmes edhe me ekipet e Superliges, Kukesin dhe Laçin, por ne fund eshte bindur nga oferta e presidentit Rrok Dodaj per te luajtur edhe kete sezon me Terbunin.

Pas ndeshjes me Shenkollin, Filipi ka dhene nje interviste per mediat ku eshte shprehur: “Jam i kenaqur me dy golat e shenuar ne ndeshjen ndaj Shenkollit, madje kisha mundesi te shenoja edhe te tjere por fati eshte pjese e rendesishme e futbollit dhe ndoshta nuk kisha fat ne disa momente.

Ne kemi nje grup lojtaresh te mire ne skuader dhe mendoj se nga ndeshja ne ndeshje do vijme duke u rritur. Si kapiten i skuadres, kuptohet edhe si pukjan, kam edhe me shume pergjegjesi. E ndjej fanellen e Terbunit dhe padyshim qe do te bej gjithmone me te miren per te.

Sa i takon ndeshjes se ardhshme ne Tropoje ndaj Valbones, e dime qe kundershtari ka ndertuar nje skuader te mire, por Terbuni nuk i trembet asnje ekipi dhe do te kerkojme te marrim rezultat pozitiv”./SHKODRA-SPORT.COM/