Wikipedia për shumë persona është një destinacion referimi për një mori informacionesh, por jo gjithmonë është 100% i besueshëm me shumë profile të rreme ose me të dhëna të gabuara.

Kjo është diçka që ekipi i nivelit të dytë Lituanez, FK Panevezys zbuloi këtë javë pasi njoftoi blerjen e lojtarit anglez Barkley Miguel-Panzo.

Klubi ka nënshkruar me një sulmues që luajti në Championship me Queens Park Rangers duke grumbulluar 45 gola mbresëlënëse gjatë periudhës 2010 dhe 2012.

Ata gjithashtu supozonin se sulmuesi i tyre i ri kishte luajtur në nivel ndërkombëtar me Angolën.Wiki False – Ajo që duket si një nënshkrim premtues, në letër doli të jetë i rremë me CV-në e futbollistit duke përfshirë eksperiencën me Woking në Angli dhe eksperiencën me US Orleans në Francë dhe më vonë me Syrianska në Suedi për ta vazhduar në ligën më të ulët me Oskarshamns AIK .

Sezonin e kaluar FK Panevezys u rendit në vend të 10-të dhe tani shpresojnë që sulmuesi Miguel-Panzo të imitojë të dhënat false të profilit të Wikipedia-s që e ndihmoi që ta shikonin karrierën e tij futbollistike dukë e sjellë kështu në qytetin e pestë më të madh në Lituani. /EDS/