Paris Saint-Germain ka marrë fitoren e dytë radhazi në kampionatin francez pasi ka mundur Lille në transfertë me rezultatin e pastër 3-0. Me tri pikët e marra sot, “Les Parisiennes” kanë shkuar në 62 pikë, 11 më shumë se Marseille e vendit të dytë.

Lille mbetet në vendin e 17-të të renditjes me 25 pikë, vetëm një larg zonës së rënies nga kategoria. Berchiche ka zhbllokuar ndeshjen në fundin e pjesës së parë, teksa Neymar ka dyfishuar avantazhin e PSG-së në minutën e 77-të të pjesës së dytë me një goditje dënimi magjike.

Braziliani është lojtari që është përfshirë në realizimin e numrit më të madh të golave në pesë kampionatet kryesore të Europës (18 gola, 11 asiste).

Tri minuta para fundit të takimit, skuadra e Emery ka rrumbullakosur fitoren me një realizim të mrekullueshëm të 21-vjeçarit Lo Celso. Argjentinasi ka befasuar portierin e vendasve me një goditje me hark nga jashtë zonës së rreptësisë dhe ka fiksuar shifrat në 3-0./telesport/