Në Kosovë, pikërisht në Prishtinë, tifozët e ekipit të Flamurtarit po “qajnë” largimin nga drejtimi i skuadrës së tyre të trajnerit shkodran Samuel Nikaj në verën e këtij viti. Kjo nuk ka sjellë asnjëfarë progresi tek kjo skuadër e cila vërtetë është ngjitur sivjet në Superligë por duket se do të bjerë sërish në të parën sepse të dy trajnerët që e kanë drejtuar deri më tani, nuk kanë patur sukses.

 

Ka qenë gazeta “Olle” e cila është ndalur në këtë çështje duke shkruar: “Famurtari i Prishtinës në këtë edicion u rikthye në elitën e futbollit kosovar, transmeton, Gazeta Olle.com.Merita të mëdha në këtë sukses kishte trajneri nga Shqipëria, Samuel Nikaj, i cili e drejtoi me shumë sukses ekipin në Ligën e Parë.Nikaj u largua në fillim të edicionit duke mos arritur që të merret vesh sa i përket kontratë së re në Superligë. Flamurtari në elitë nuk u rehatua me trajnerë pasi që Agron Selmani u largua disa javë pas nisjes s edicionit për shkak të rezultateve të dobëta e trajneri i ri Gajur Rexhepi, nuk është se po impresionon me rezultate.Ndryshe, Nikaj vazhdon sukseset e tij në Shqipëri pasi që nën drejtimin e Kastriotit të Krujës, po e ndjek Superligën.Ky ekip prinë në Kategorinë e Dytë të Futbollit në Shqipëri me 14 pikë të mbledhura”.

© shkodrasport.com