Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në futbollin slloven. Trajneri spanjoll Albert Riera është larguar nga prezantimi si drejtues i skuadrës Olimpija Ljubljana nga ultrasit e ekipit.

Ultrasit e skuadrës u futën të maskuar në sallën e konferencës dhe e detyruan spanjollin të largohej. Në këtë rast, ata nuk kishin asnjë problem me Riera-n, por ishin kundër shkarkimit të Robert Prosineckit.

Megjithatë, vendimi i skuadrës duket i pakthyeshëm dhe Riera do të jetë për herë të parë trajner i një skuadre pasi më herët ka qenë ndihmës i Fatih Terimit dhe Domènec Torrent te Galatasaray.

Ajo qe te ben pershtypje ka te beje me faktin se ne momente te caktuara tifozet po reagojne ndaj vendimeve te padrejta te klubit dhe keshtu ndodhi edhe sot me reagimin e ultrasve te Juventusit te cilet ishin te pakenaqur me çmimet e aboneve apo dhe gjera te tjera.