Skuadra e Teutes ka nisur zyrtarisht pergatitjet per sezonin e ri teksa pasditen e sotme eshte zhvilluar edhe seanca e pare stervitore nen drejtimin e trajnerit Renato Arapi dhe pjestareve te stafit te tij, Bledar Hodo, Mark Dodaj dhe Bledian Rizvani.

Ajo qe ka rene ne sy ne kete seance te pare ka qene edhe prania e mesfushorit shkodran Uheid Hoxha. 21 vjeçari para pak ditesh u largua nga Vllaznia pas dy vitesh bashkepunimi me te. Palet nuk ishin dakord per vazhdimin ngaqe lojtari ka kerkuar me shume hapesira.

Pikerisht per kete arsye, i eshte bashkuar ekipit te Teutes ku shpreson qe t’i besojne me shume dhe ai te tregoje vlerat e tij me te mira. Kujtojme qe Hoxha luan ne rolin e mesfushorit te qendres.

Klubi durrsak pritet ta zyrtarizoje kete futbollist si pjese te tij gjate dites se neserme. Ende nuk behen te ditura kushtet e kontrates dhe kohezgjatja e saj por e rendesishme eshte qe Uheid Hoxha ka fituar besimin e stafit te Teutes per te qene pjese e ketij ekipi ne sezonin e ri./SHKODRA-SPORT.COM/