Duhej te ishte nje ndeshje fair- play, por ashtu siç ndodh ne shume prej takimeve “derbi” ne ekipet e moshave, keshtu ka ndodhur dhe paraditen e sotme ne sfiden e kampionatit U17 te kategorise se pare ne mes Scutarit dhe Basanias e cila ka perfunduar ne barazim 1-1, por duket se ajo nuk ka perfunduar deri ne fund.
Ndeshja ne mes ketyre ekipeve pritej me interes pasi ato jane pretendentet e grupit A. Te paret kane kaluar ne avantazh futbollistet e Basanias me ane te futbollistit Jordan Nikaj ne minuten e 44-te dhe me kete gol do te mbyllej pjesa e pare.
Ne te dyten nderkohe do te vinte goli i barazimit per ekipin e Scutarit me ane te futbollistit Ernest Hagrepi, por ndeshja ne fund duket se nuk ka shkuar ashtu si duhet.
Nje gje e tille behet e ditur permes faqes zyrtare te “Basania FC” ne te cilen shkruhet se kjo ndeshje nuk ka perfunduar per shkak te invadimit te fushes nga tifozet e pranishem. Ja çfare shkruhet aty:
“Duhet të jetë edukim për brezat e ardhshëm, por dëshpërimisht rezulton jo tamam kështu!!!
Ndeshja e U17 Scutari vs Basania nuk e përfundon lojen e rregullt për shkak të invadimit në fushen e lojës të tifozëve të pranishëm!!!
Keqardhje që në Shkodren e kulturës dhe tradites së gjithanshme bëhen të përsëritura kto zhvillime aspak pozitive e aq më pak qytetare!!!”./SHKODRA-SPORT.COM/