Vllaznia U15 merr nje tjeter fitore, kete here ne “derbin” ndaj Basanias me rezultatin 4-1. Ky eshte verdikti i ndeshjes se luajtur paraditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi”.

Rezultati i ketij takimi eshte zhbllokuar qe ne minuten e 9-te me ane te futbollistit Skender Meta, nderkohe qe i dyti do te kishte per autor futbollistin e Vllaznise Seralb Hotaj.

Basania do te reagonte dhe do te ngushtonte shifrat ne minuten e 36-te me ane te futbollistit Cvetko Shurbani dhe si rrjedhoje pjesa e pare do te mbyllej ne shifrat 2-1 per Vllaznia U15.

Ne pjesen e dyte nderkohe kuqeblute e drejtuar nga trajneri Brikeno Bizi kane shenuar edhe dy gola te tjere me autore futbollistet Juli Gurraj dhe Imran Fusha. Perfundimisht 4-1 per Vllaznia U15 qe me kete fitore ngjitet ne kuoten e 20 pikeve.

Ajo ndan per momentin vendin e trete dhe te katert te renditjes sebashku me Internacionalin dhe pritet qe gara te jete e forte deri ne fund te kampionatit./SHKODRA-SPORT.COM/