Vllaznia nuk ia doli të fitojë me Tiranën në “Loro Boriçi”. Sfida e djeshme foli për bardheblutë, që fituan 1-2 me përmbysje për javën e 25 në Superligë.

Duket se klubi shkodran ka një kërkim ndjese për tifozët, që dje ishin të shumtë në “Loro Boriçi”.

Kuqeblutë kanë publikuar disa foto në kanalet zyrtare të komunikimit, duke falenderuar tifozët e shumtë që kishin mbushur stadiumin. “Më e pakta që mund t’u themi është FALEMINDERIT!”, shkruajnë shkodranët.

Pas 25 javëve të sezonit, Vllaznia mban vendin e tretë me 39 pikë, po aq sa ka edhe Kukësi.