Vllaznia do të luajë në javën e ardhshme një ndeshje delikate me Egnatian në Rrogozhinë. Një duel interesant, me rrogozhinasit që ndodhen në vendin e shtatë.

Për këtë përballje, mungesë e sigurt do të jetë ajo e qendërsulmuesit Ante Aralica, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve, teksa u ndëshkua në ndeshjen e djeshme ndaj Tiranës.

Kroati ka qenë një element shumë i rëndësishëm në skuadrën kuqeblu kur ai ka qenë në formën më të mirë dhe mungesa e tij mund të peshojë, megjithatë alternativat në repartin e avancuar nuk mungojnë.

Gjurgjeviç ose edhe Çoba mund të marrin vendin e tij në maje të sulmit, megjithatë mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim se kush do ta zëvëndësojë sulmuesin kroat.

Maringlen ZHIVANI