Vllaznia mori një humbje zhgënjyese me rezultatin 1-2 nga Tirana në shtëpi. Klasikja e futbollit shqiptar prodhoi spektakël, por që në fund ishin bardheblutë që dolën me pikë.

Aralica shënoi golin e parë, ndërsa Latifi humbi penalltinë për të dyfishuar rezultatin. Tirana përfitoi nga kjo situatë dhe barazoi në pjesën e parë me Ismajlgecin, kurse në të dytën shënuan me Hotin që dyfishoi rezultatin dhe i dha 3 pikë bardhebluve.

Në këtë ndeshje të rëndësishme nuk munguan as tifozët shkodranë që sot ishin të shumtë në numër për të mbështetur ekipin e tyre.

Ultrasit e Vllaznisë ishin vendosur në tribunën C5 dhe para nisjes së sfidës shpalosën një banderol “thumbuese” për Tiranën, por edhe për rivalët e tjerë në këtë kampionat.

“Bëni kujdes kur*a, ne jemi kthyer”, shkruajnë tifozët ultras të Vllaznisë duke dërguar kështu një mesazh që janë rikthyer e do të jenë në mbështetje të skuadrës në të gjitha ndeshjet./newsport/