Superliga shqiptare e futbollit do vijojë sot me tre ndeshjet e mbetura për javën e 25. Në fushë do zbresin gjashtë skuadrat, në dy orare të ndryshme.

Në 13:45 zhvillohen dy duele. Laçi pret Skënderbeun, me Skënder Gegën që do debutojë në krye të korçarëve.

Në Kamëz, Dinamo pret Kukësin në një sfidë që pritet e luftuar. Në 16:45 është koha e Teutës dhe Kastriotit për të diskutuar mes tyre 90 minuta në “Loro Boriçi” të Shkodrës. Kujtojmë se dje, Partizani barazoi 2-2 me Egnatian, ndërsa Vllaznia u mposht në shtëpi 1-2 nga Tirana kryesuese.

Superliga, sot:

13:45

Laçi – Skënderbeu

Dinamo – Kukësi

16:45

Teuta – Kastrioti