Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE KRYESORENdodh në Turqi/ Tifozët 'bëjnë gati' 8 milionë euro për të blerë...

Ndodh në Turqi/ Tifozët ‘bëjnë gati’ 8 milionë euro për të blerë kartonin e Ernest Muçit

Ernest Muçi është kthyer në idhull te Trabzonspor. Kjo shihet qartë nga fjalët e presidentit të shoqatës së ekipit turk, Hasan Bahadir. Teksa Muçi është në huazim nga Besiktas, me të drejtë blerje 8 milionë euro, Bahadir ka theksuar se ai dhe tifozët e tjerë janë gati të mbledhin paratë, për ta blerë ata sulmuesin shqiptar.

“Përkatësia nuk është shpesh te firma, por te sjellja. Ai iu gëzua golave pasi i ndjente, ai çoi duart lart pasi ndjen se ka në zotërim këtë tribunë. Në ato momente, ne kuptuam këtë: që përkatësia nuk është shpesh te firma në kontratë, por të shikimi dhe reagimi.

Kjo është arsyeja pse po bëj një thirrje, le ta bëjmë Muçin një transferim të përbashkët të 8 milionë tifozëve. Le ta bëjmë këtë një transferim tifozësh Pjesa tjetër nuk ka rëndësi. Paratë të vijnë nga ne. Pasi nga kjo do të përfitojë edhe komuniteti”, tha Bahadir.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments