Partizani pëson humbjen e dytë radhazi dhe e tashmë bëhen 3 ndeshje pa fitore në kampionat. Humbja e thellë në derbi ndaj Tiranës, por edhe kjo e sotmja përballë Teutës ka bërë që tifozët të shpërthejnë në rrjetet sociale kundër klubit.
Në faqen zyrtare të tifozëve të Partizanit “Baza 46” ata kanë shpërndarë një foto ku kërkojnë rikthimin e ish-trajneri Skënder Gega që i shpalli kampion pas më shumë se 26 vitesh, por gjithashtu edhe largimin e drejtorit Rama.
Tifozët e konsiderojnë Ramën si fajtorin kryesor të gjendjes ku ndodhet aktualisht Partizani dhe tashmë e kanë thënë fjalën e tyre.
Mbetet për t’u parë se çfarë do të vendos klubi në ditët në vijim pasi largimi i tifozëve nga shkallët e stadiumit për rezultate negative u pa edhe sot në “Selman Stermasi”./newsport/