Humbja me Luftëtarin një ditë më parë ka zhgënjyer të gjithë në qytetin e Shkodrës. Tifozët janë shfaqur të irrituar pas kësaj humbje të papritur në shtëpi.
I mërzitur u shfaq edhe trajneri Ernest Gjoka. Ndërkohë zhgënjimin e kësaj ndeshje e shfaq edhe administratori i klubit shkodran, Astrit Gjyrezi.
Në një prononcim për Shkodra.News, ai shprehet: “Normalisht në këto pak javë të kampionatit, çdo ndeshje ka rëndësinë e vetë, aq më tepër duke u nisur nga pozicioni jonë në rënditje që nuk na lejon të bëjmë gabime.
U punua gjithë javës që të kishim një paraqitje sa më të mirë duke kërkuar një rezultat pozitiv. Loja që ekipi paraqiti pas pësimit të golit të parë, duke mos arritur të krijoj presion ndaj kundërshtarit, është shumë zhgënjyese.”
Por, Gjyrezi ka edhe një ultimatum për skuadren shkodran. “Ekipi duhet të përgatitet që këto javë të mbetura të punojë shumë që të bëjë një kthesë të menjëhershme që në ndeshjen me Laçin në shtëpi.”
Ndërkohë, përsa i përket trajnerit Gjoka, administratori Gjyrezi shtoi: “Përsonalisht nuk kam pasur takim me teknikun Gjoka pas humbjes me Luftëtarin.
Nesër do të mblidhemi dhe do të diskutojmë për analizën e ndeshjes. Gjoka ka mbështetjen e klubit, aq më tepër në këto momente të vështira.
Stafi teknik si edhe ekipi kanë të gjitha mundësitë të kthehen të ndeshjet dhe rezultatet e fazës së tretë.”
Ndeshjen e rradhës, Vllaznia e luan përsëri në shtëpi, ku këtë herë pret ekipin e Laçit, një tjetër përballje delikate, ku një tjetër rezultat negative do të bënte që shkodranët ti afroheshin Kategorisë së Parë./shkodranews/