Në një kohë kur janë intensifikuar zërat për interesimin e Newcastle për Cristiano Ronaldon (Al Nassr) dhe Neymar (PSG), trajneri i anglezëve, Eddie Howe, deklaroi se klubi nga veriu i Anglisë nuk do të jetë në gjendje të kryejë transferta me shpenzime shumë të larta, pavarësisht se ka pasur mbështetjen e një fondi nga Arabia Saudite dhe ka investuar, sezonin e kaluar, më shumë se 250 milionë euro.

“Ne nuk mund t’u afrohemi lojtarëve të tillë si Ronaldo dhe Neymar. Ata janë më të mirët në botë. Nuk do të kemi kurrë kushtet e nevojshme për të paguar këto transferta dhe paga.

Duhet të vëmë bast për lojtarët e rinj dhe të shfrytëzojmë në maksimum aftësitë e tyre”, -ka pranuar trajneri anglez në një konferencë për shtypin.

“Këto lloj spekulimesh kanë ekzistuar që nga dita e parë. Normalisht, shumë njerëz supozuan se emra të mëdhenj të futbollit botëror do të vinin te Newcastle.

Ne nuk operojmë në këtë mënyrë. Financiarisht, nuk jemi në gjendje të kontraktojmë në këtë mënyrë. Ne duhet të nënshkruajmë me lojtarë të përshtatshëm për grupin. Tregu i transferimeve është shumë kompleks”, argumentoi Howe.