Vllaznia ka rinisur stërvitjen për tu përgatitur për ndeshjen e rradhës në kmapionat kundër Laçit. Shkodranët kanë dalë dje në fushën stërvitore nën urdhërat e trajnerit Thomas Brdariç dhe stafit të tij. Ajo që kënaq të gjithë në kampin kuqeblu përveç fitores kundër Kastriotit është edhe grupi i plotë i futbollistëve.

Rikthimi nga dëmtimi i Bulatovic pas një periudhe të gjatë jashtë fushave kompleton totalisht repartin e mbrojtjes. Po ashtu edhe Djurdjevic i cili ka pasur disa probleme së fundmi duket se i ka lënë pas. Sulmuesi nga Maqedonia e Veriut pritet të jetë i gatshëm pë sfidën e së shtunës kundër kurbinasve.

Kjo do jetë hera e parë në këtë sezon që Vllaznia do ketë grupin totalisht gati. Pra s’do ketë asnjë pezullim e asnjë dëmtim. Ky është një fakt shumë pozitiv përpara një ndeshjeje shumë delikate siç është ajo kundër Laçit. Një skuadër e cila është problematike për të gjithë kundështarët.

Opsionet e Brdariç tashmë do jenë më të shumta për të zgjedhur. Tashmë mbetet në dorën e trajnerit se kush do jenë 11 titullarët e javës së 10-të.
Endri ÇINARI