Vllaznia u “ndal” në një barazim në shifrat 1-1 mbrëmë kundër Teutës në “Elbasan Arena”. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 11-të të Superligës dhe kampionët dhe nënkampionët e vendit ndanë nga një barazim mes tyre.

Por ajo që bie në sy është se sfida ishte “fotokopje” e ndeshjes së parë në “Loro Boriçi”. Jo vetëm për rezultatin 1-1, por edhe për vetë mënyrën si u zhvilluar takimi. Kështu në takimin e parë për miqtë dilte me të kuq, Todorovski.

Mbrëmë për miqtë që ishin kuqeblutë u ndëshkua me të kuq sulmuesi , Ante Aralica duke lënë kështu ekipin me 10 futbollistë.

Në avantazh të parët në Shkodër kaloi ekipi i Vllaznisë me Da Silvën. Në Elbasan mbrëmë avantazhin e gjeti Teuta me anë të Giorgiev, një tjetër sulmues i huaj pas Koumbemba që shënontë në Shkodër. E po ashtu në ndeshjen e parë në “Loro Boriçi”, Teuta barazonte me 10 lojtarë në fushë.

E njëjta gjë ndodhi mbrëmë me Vllazninë që barazoi me 10 futbollistë me anë të Latifit. E pra një”fotokopje” ose “deja vu” në duelin e këtyre dy skuadrave, ku duhet theksuar se Vllaznia ka qenë dominuese në të dy ndeshjet pavarësisht se ndoshta i ka munguar fati për të marrë pikët e plota.

Endri ÇINARI