Plot pesë sportistë kampionë ka nxjerrë ekipi i Vllaznisë në kategorinë U-14. Ata janë Erjon Deda, Angjelin Dardha, Edison Bushi, Klodian Doda dhe Hiljano Nikaj. Kampionati në fjalë është zhvilluar për dy ditë me rradhë në palestrën e klubit Vllaznia dhe ka qenë i vlefshëm për shkollorët (12-14 vjeçarët). Ajo që ka rënë në sy ka qenë pjesmarrja e një numri të konsiderueshëm sportistësh- 62, çka do të thotë se interesi për këtë sport vazhdon të jetë i madh tek fëmijët. Sai takon numrit të ekipeve, këtë herë kanë 9 të pranishme, mes të cilëve edhe Kamza, ekipi më i ri në boksin shqiptar. Rivaliteti ka qenë i madh për titullin kampion dhe konkurrenca ka qenë e fokusuar në luftën mes Vllaznisë dhe Teutës. Në fund ka triumfuar kjo e fundit (ka patur më shumë sportistë pjesmarrës). Ekipi durrsak ka arritur të grumbullojë më shumë pikë dhe të nxjerrë më shumë kampionë, plot 6, ndërsa Vllaznia është renditur e dyta me 5 kampionë të nxjerrë. Në vend të tretë ndërkohë është renditur ekipi i Tiranës. Sakaq, gjyqtaria ka vlerësuar me kupën e boksierit më të mirë të kampionatit Erjon Dedën e Vllaznisë ndërsa kupa e boksierit më luftarak ka shkuar për një tjetër boksier të ekipit shkodran, Angjelin Dardhën.Trajneri i ekipit shkodran Klaudio Çekini shprehet i kënaqur me paraqitjen e sportistëve të tij duke theksuar atë çfarë është më e rëndësishmja, se e ardhmja e boksit shkodran është e sigurtë sepse ky brez sportistësh të rinj premtojnë shumë. Mbi të gjitha, sytë do të jenë të përqendruar tek sportistë të tillë si Angjelin Dardha, Erjon Deda e Klodian Doda. Pas një jave, ndërkohë Federata Shqiptare e Boksit do të organizojë kampionatin e 16 vjeçarëve ku sërish pritet të ketë një rivalitet në mes ekipeve të Vllaznisë dhe Teutës.
Fituesit:
35.5 kg    A. Zeneli (Flamurtari)
37 kg       L.Dembi (Tomori)
40 kg      A.Sulejmani (Teuta)
41.5 kg    D. Murja (Teuta)
44.5 kg    E.Toçi (Teuta)
46 kg    E. Deda (Vllaznia)
48 kg    Th.Ymeri (Teuta)
48 kg    Xh.Bejko (Teuta)
50 kg    I.Peposhi (Tirana)
54 kg    M.Laraku (Teuta)
56 kg    A.Arizi (Elbasani)
59 kg    F.Ruçaj (Tirana)
63 kg    A. Dardha (Vllaznia)
67 kg    E.Bushi (Vllaznia)
72 kg    K.Doda (Vllaznia)
76 kg    H.Nikaj (Vllaznia)
+76 kg    G.Marku (Teuta)
+76 kg    D.Kaloshi (Tirana)

Renditja ekipore:
1.Teuta
2.Vllaznia
3.Tirana

Boksieri më i mirë: Erjon Deda (Vllaznia)
Boksieri më luftarak: Angjelin Dardha (Vllaznia)

© shkodrasport.com